“E di që tradhtove vendin?” Avokati serb: Si më ndaluan pas vizitës në Prekaz…
Avokati serb Cedomir Stojkovic, ishte të enjten e kaluar në Prekaz te varri i Jasharajve, ku vendosi lule te varri i vajzës së mitur Blerina Jashari.
Stojkoviç tha se pas këtij gjesti, të cilin i e kishte paralajmëruar edhe më herët në Euroneës Albania, u ndalua nga inspektorë të shërbimit inteligjent të Serbisë.
Avokati i ka quajtur këto akte hetimi dhe deklaratat e Vuçiç, si të dala nga koha e mesjetës.
“Një nga motivet e kësaj vizite ishte të tregoja sesi reagohej ndaj njerëzve që vendonin lule në varret e viktimave. Serbia arrestoi Sanduloviç dhe normalisht do të më ndalonin dhe mua. Më ndaluan, prita të vinin inspektorë nga shërbimi inteligjent i Serbisë dhe më pas u mora në pyetje se për cilën arsye isha në Kosovë. Më pyetën “A e di që e tradhtove vendin duke vendosur lule te varri i Jasharajve?” Marrja në pyetje zgjati 4 orë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë.
Kam mësuar se presidenti i Serbisë mbajti një fjalim në Davos. Disa nga gazetarët e pyetën nëse më arrestuan përse vendosa lule te varri i Jasharajve, presidenti u përgjigj duke thënë se nuk mund të lejojë që të vendosen lule mbi viktimat shqiptare. Kjo është diçka si në mesjetë. është persekutim vetëm sepse vendosa lule në varrin e një vajze të vogël. Vuçiç ka të njëjtin opinion për shqiptarët si Hitleri për hebrenjtë. Unë e prisja të arrestohesha, por nuk i prisja këto fjalë nazistësh”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë