Thatësirë në Rumani, lumi Danub në nivelet më të ulëta

28 Korrik 2022 | 07:49

Rumania është duke vuajtur nga një thatësirë e paprecedentë e cila është kthyer në shqetësim edhe në shumë shtete të tjera europiane.

Niveli i ujit në lumin më të madh të vendit në Danub ka arritur minimunim historik. Për shkak të thatësirës ekstreme, janë krijuar brigje ranore, duke e bërë të vështirë lundrimin.

Në rrjedhën e poshtme në digën Iron Gate 2 në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, niveli është aq i ulët sa mund të duken edhe mbetjet e anijeve të fundosura.

Në juglindje të vendit, në Bazias, Danubi aktualisht ka një prurje prej 1900 metra kub në sekondë, njëlloj si në vitin 2003, kur termocentrali bërthamor në Cernavoda u mbyll për mungesë uji.

Niveli  më i ulët i Danubit u regjistrua në vitin 1992 me vetëm 1580 metra kub në sekondë.

Rrethi Vrancea në pjesën lindore të vendit në rajonin e Moldavisë është një nga zonat  të prekura më shumë  nga thatësira.

Toka është e thatë dhe e plasaritur, një e treta e tokës së kultivuar është shkatërruar.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqja totale e prekur nga thatësira deri tani është rreth 150 600 hektarë në 20 rrethe.

Ujitja mund të kishte shpëtuar bujqësinë në këtë zonë , por Kanali Siret-Baragan, një strukturë e rëndësishme strategjike për Rumaninë juglindore ende nuk ka  përfunduar dhe vetëm një e treta mund të përdoret.

Ndërkohë, fermerët po bëhen thirrje për të kursyer ujin. Sipas Ministrisë së Mjedisit, rezervuarët strategjikë të Rumanisë janë rreth 70% plot.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
15:05 | 26/07/2026

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026