Thellësi mbi 10 metra, pamjet nga gropa karstike në Belsh (VIDEO)

3 Dhjetor 2025 | 16:19

Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, duke shkaktuar frikë tek banorët.

Dumreja është një zonë e njohur për aktivitet të lartë karstik, e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara pikërisht nga ky fenomen natyror. Sipas banorëve, gropa po zgjerohet me kalimin e ditëve dhe po i afrohet rrezikshëm ndërtimeve, ndërsa kërkohen masa urgjente nga autoritetet për të shmangur pasojat.

Në Dumre, terreni prej rreth 360 km² është i ndjeshëm ndaj shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, çka e bën zonën të predispozuar për rrëshqitje dhe shembje të tokës të këtij lloji.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët: në qershor të këtij viti një gropë tjetër karstike u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022 një fenomen i njëjtë u shfaq pranë banesave në fshatin Cestije.

Reshjet e shiut të ditëve të fundit e bëjnë situatën edhe më të pasigurt, duke shtuar shqetësimin e banorëve se toka mund të vijojë të zhytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026