Thesare rreth bazilikatës së Ballshit/ Arkeologët bëjnë thirrje për gërmime
Bazilikata e Ballshit që daton nga shekulli i gjashtë nuk është objekti i vetëm historik në zonë. Arkeologët dhe specialistët e turizmit thonë se përreth saj mund të gjenden dëshmi të reja me vlerë.
Bazilikata paleokristiane e qytetit te Ballshit, është një ndër sitet më të rëndësishme në zonën e Mallakastrës. Ajo daton që nga shekulli i VI, dhe interesi për të mësuar apo vizituar këtë objekt është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Specialistët e thonë se përreth bazilikatës, mund të ketë dëshmi historike, prandaj është e domsodoshme të gërmohet.
“Në radhë të parë na jep identitet neve si shqiptar. Ajo që shohim është e kufizuar por ne mendojmë që mund të jetë gjysma e qytetit të Ballshit. Janë zbuluar disa objekte, uroj që të vijojë puna. Këtu mendohet që është bërë edhe pagëzimi i princit Boris dhe për këtë kemi mjaft vizitorë, jo vetëm nga vendet përreth por dhe nga Bullgaria. Nëse do bëhen punime dhe gërmime të reja besoj që do të zbulojmë shumë gjëra të reja”- u shpreh specialisti i turizmit në bashkinë Mallakastër Kreshnik Heqimaj.
Ndërkohë, për arkeologun, Bashkim Vreka, ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe është lënë tërësisht në harresë.
“Do ishte mirë që të trajtohej problemi edhe nga pikëpamja historike me çfarë kemi të bëjmë, por edhe nga pikëpamja arkeologjike duke gërmuar zonën përreth. Tjetër gjë është edhe fakti se në zonë është objekti më i rëndësishëm jo vetëm se u kurorëzua Cari Bullgar por edhe për zbulimet që janë bërë këtu. Mund të restaurohet me mirë për të qenë i vizitueshëm. Nuk është shumë i promovuar por besoj se do rijetëzohen i rriten edhe vlerat turistike”- Bashkim Vrekaj arkeolog.
Në rrënojat e bazilikës janë gjetur një sërë kolonash, mbishkrimesh dhe një skulpturë e pasur dekorative. Sipas gojëdhënës prej saj trashëgohen edhe kodikët e artë që njihen tashmë si kodikët e Beratit, ndërsa epitafi i Gllavenicës i vitit 1373 është i ekspozuar në muzeun historik kombëtar, si pëlhura më e vjetër e ruajtur në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit