Thesaret e Maliqit, vendbanimi prehistorik që u bë hambari i dytë i Shqipërisë

11 Nëntor 2021 | 19:31

Edhe pse në dukje një qytet i epokës komuniste, mund të konsiderohet vendi më i pasur në Shqipëri gjatë periudhës antike deri në mesjetë dhe zona me e rëndësishme e Dasartëve. Këtë e konfirmojë burimet arkeologjike që i përkasin të gjitha periudhave të zhvillimit jetësor.

Maliqi është qyteti me hangarin e dytë më të madh të Shqipërisë në prodhim dhe shumë thesare të prehistorisë.

Ai shtrihet përmes rrugës nacionale Pogradec-Korçë dhe është një destinacion që mund të bëhet edhe brenda ditës.

Në të hyrë të Maliqit, djathtas pa kaluar lumin mbi Devoll dikur vlonte jeta. Këtu fshihet vendbanimi prehistorik i Maliqit, një nga vendet me më shumë të dhëna nga prehistoria shqiptare dhe përfshin studimin e neolotit të vonë, bakrit dhe bronzit.

Ndryshe ky vendbanim prehistorik quhej Palafit, me stil banesash të ngritura nga toka, me kolona druri dhe mure të bëra me baltë e degë  pemësh.

Arkeologu Florenc Cenolli tregon se vendbanimi prehistorik i Maliqit është shumështresor dhe lidhet me periudhën e neolitit, bakrit dhe hekurit.

Në qytetin e sotëm të Maliqit godinat e ndërtuara në kohë të Rusisë e kanë ende lavdinë e dikurshme, rrugët janë të pastra e njerëzit të sjellshëm.

Dekada më parë, e gjithë fusha notonte në ujë dhe pas Çlirimit u tha këneta që do krijionte një hambar të madh ushqimor. Më pas u ndërtuar qyteti, e më tej fabrika e sheqerit.

Ishin të shumtë të dënuarit politikë që morën pjesë në tharjen e kënetës, mes të cilëve gjuhëtari Arshi Pipa, Dhimitër Pasko, i njohur si Mitrush Kuteli, Pashko Gjeci, At Thoma Shkurti etj.

Fillesat e qytetit i përkasin vitit 1946, me tharjen e kënetës e më tej me ardhjen ne vullnetarëve që jetonin në disa godina të improvizuara. Ndërtimi i fabrikës së sheqerit i dha drejtimin industrial qytetit dhe pas kësaj nis ndërtimi i godinave të para të qytetit që ishin sipas modelit rus.

Edhe sot Maliqi mbahet për prodhimin e kulturave të shumta bujqësore dhe mollëve.

Sot fusha bujqësore e Maliqit prej 134 mijë hektarë zë peshën kryesore të prodhimit pas fushës së Myzeqesë.

Një nga kalatë e lashta është ajo e Kloçës ose siç njihet ndryshe ‘Hija e Korbit’. Ajo ndodhet 2 km në jug të Maliqit, në një lartësi prej 1250 metër mbi nivelin e detit.

Në majë të kodrës duken pjesë të kalasë, që ka pasur një sipërfaqe prej 18 hektarësh dhe që i përket antikitetit të vonë. Nga muret mbrojtëse ruhen vetëm dy trakte të dëmtuara e po kaq shumë po e dëmtojnë kërkuesit e paligjshëm të thesareve. Që andej fusha e Maliqit duket në pëllëmbë të dorës.

Një tjetër destinacion që nuk duhet humbur është Pylli i Fazanëve, një monument natyre që të magjeps me madhështinë e tij, i cili është kthyer në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest

Një udhërrëfyes malor me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot, të enjten, në shpatet e majës më të lartë të botës në Everest ,gjashtë...
15:50 | 04/06/2026

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024