‘Tregoni historinë tonë’, thirrja e Zelenskit në Grammy
Volodimir Zelenski pati hapësirën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
Presidenti ukrainas e kishte regjistruar fjalimin e tij në një bunker në Kiev.
“Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi. Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetosh. Të duash. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Largoni heshtjen me muzikën tuaj. Tregoni historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet sociale dhe televizion. Por jo heshtje,” – tha Zelenski gjatë fjalës së tij.
El emotivo mensaje del presidente de Ucrania, Volodimir Zelenski: “¿Qué es más contrario a la música? El silencio de ciudades destruidas y gente asesinada”pic.twitter.com/JclvX5nf7W
— Notimix (@Notimix) April 4, 2022
Mesazhi i tij erdhi si pjesë e fushatës “Stand Up For Ukraine” të Global Citizen. Kjo fushatë synon ndërgjegjësimin për luftën në rrjetet sociale dhe transmetimin e saktë të informacioneve.
Pas fjalimit, John Legend performoi këngën e tij “Free”, duke kënduar dhe luajtur në piano i shoqëruar nga muzikantja ukrainase Siuzanna Iglidan, këngëtarja ukrainase Mika Neëton dhe poetja ukrainase Lyuba Yakimchuk.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë