“Ti apo Tabaku?”, Alihmehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte vetëm për një mandat
I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, kandidati i PD për deputet në Qarkun e Tiranës, Ilir Alihmehmeti, foli për garën e fortë në listën preferenciale, ku është kokë më kokë me numrin e votave të Jorida Tabakut dhe po luftojnë për të marrë këtë mandat.
Ai tha se do të donte që diskutimi të fokusohej për shumë mandate dhe PD të ishte në garë për shumë nga ato, duke qenë në mazhorancë dhe jo vetëm për një mandat.
“Unë do doja që PD të mos diskutonte vetëm për një mandat, sikurse po diskutohet tani për mua dhe Tabakun. E kam thënë se listat e hapura favorizojnë opozitën, sepse maksimalizojnë votën përmes individëve që janë në atë listë”, tha Alihmehmeti.
I pyetur nëse do të dëshironte ta fitonte ai apo Jorida Tabaku mandatin e deputetit, ai tha: “Është e kotë të them që nuk e dua mandatin dhe nuk kam ambicie ta marr, por ka ende vota për tu numëruar për qarkun e Tiranës, si dy kuti në Kamëz dhe vota të diasporës. Kjo do të thotë se ende nuk ka përfunduar. Çdo kandidat punon për mandatet e forcës politike dhe, natyrisht, edhe për veten”.

LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë