“Ti je me axhendë”, gazetari debaton me avokatin e Berishës: Ja çfarë thotë ligji

21 Nëntor 2023 | 21:46

Gazetari Eni Ferhati dhe avokati i ish-kryeministrit Berisha kanë debatuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” lidhur me një masë sigurie ndaj Sali Berishës në rast se ky i fundit vazhdon të mos i bindet urdhrit të gjykatës.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj një masë sigurie më e fortë ndaj ish-kryeministrit mund të vijë vetëm në rast se

“Zoti Berisha është dy herë në parlament, është përditë në komunikim me publikun dhe nuk ka rrezik ikje. Është rreziku i ikjes ai që e çon prokurorin që të mendojë se ky do t’i shmanget hetimit”,-tha avokati.

Por sipas gazetarit Ferhati, nuk është e thënë që personi nën hetim të paraqesë rrezik largimi që ndaj tij të merret  një masë më e fortë sigurie e për ta sqaruar këtë, ai lexoi ligjin, ndërsa avokati i tha të mos merte përsipër interpretime të tilla.

Pjesë nga debati në studio:

Genc Gjokutaj: Mos merr përsipër, Eni mos e merr përsipër këtë, se po merr shumë përsipër. ti nuk e ke idenë ç’është masa shtrënguese…

Eni Ferhati: Nuk po marr gjë përsipër, unë këtu nuk kam ardhur me axhendë, të jesh i qetë nëse ti e ke një axhendë unë nuk e kam. Më lejo ta lexoj dhe ta mbyllim këtë debat.

Genc Gjokutaj: Detyrimi për paraqitje, arresti në shtëpi, arresti në burg, ndalimi i daljes jashtë shtetit janë masa shtrënguese jo ndaluese.

Eni Ferhati: Po të lexoj pikën 3 të nenit 260. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, nuk flet për rrezik ikje, Gjykata me kërkesë të prokuronit mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026