“T’i lexojmë të dy” – Debate për planin hetimor në komisionin e shëndetësisë

23 Prill 2024 | 14:12

Mbledhja e komisionit hetimor për shëndetësinë është shoqëruar nga debati mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca lidhur me planet hetimore të propozuar nga ekspertët e të dyja palëve.

Vokshi tha kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohen kërkesat për informacion, gjë që u kundërshtua nga PS që kërkoi më parë ti lexonte këto kërkesa.

Pjesë nga debati

Vokshi – Po dëshmoni që doni ta bllokoni këtë komision.

Ndreca – Nuk ka plan 3 javor në komisionet e posaçme, ka plan hetimor, që është i detajuar dhe ne e kemi me kalendar. Ka ku është kalendari, ky është propozimi ynë.

Vokshi – Plani na është dorëzuar vetëm para 2 orësh, propozoj të lexohen të dy planet, ai i depozituar nga ekspertët tanë dhe ai i depozituar nga ekspertë tanë, të njihet publiku, dhe në fund diskutojmë.

Ndreca – Ekspertët tuaj kanë 1 javë që e kanë planin tonë, kemi pritur që të konsultohen. Dje në 8 të darkës na kanë çuar një e-mail ku thonë po punojmë për një plan të integruar, duke qenë se nuk erdhi, ne depozituam planin tonë. Presupozoj që ekspertët të uleshin për t’u konsultuar me njëri-tjetrin/

Ka dy rrugë, ose miratojmë njërin prej planeve sot ose merrni kohën për ta lexuar dhe për të bërë vërejtjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026