Tifozët e Liverpoolit shkaktojnë tërmet të vogël gjatë festimeve për titullin
Reagimi shpërthyes i tifozëve të Liverpoolit pas golit të dytë në fitoren ndaj Tottenhamit, e cila i siguroi titullin kampion në Premier League, ka shkaktuar një dridhje të krahasueshme me një tërmet të vogël, kanë zbuluar shkencëtarët.
Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Anfield”, Tottenham kaloi fillimisht në epërsi, por Liverpool reagoi shpejt duke barazuar në minutën e 24-t dhe më pas fitoi me rezultatin bindës 5-1, duke siguruar titullin e 20-të në histori.
Shkencëtarë nga Universiteti i Liverpoolit, të cilët ishin të pranishëm në stadium, lidhën sensorë sizmikë për të matur reagimin fizik të tifozëve gjatë momenteve emocionuese.
Ata zbuluan se goli i parë i Alexis Mac Allister regjistroi një aktivitet sizmik prej 1.74 ballësh në shkallën Rihter – shumë pranë një tërmeti të lehtë (2.0 ballë).

Pas këtij goli, goditja e dytë më e fortë sizmike u regjistrua nga festimi i golit të Mohamed Salah (1.60 ballë), i ndjekur nga autogoli i Destiny Udogie (1.35 ballë) dhe më pas goli i Cody Gakpo (1.03 ballë).

Dr. Farnaz Kamranzad, nga Departamenti i Shkencave të Tokës dhe Mjedisit në universitet, u shpreh:
“Kush do ta kishte menduar se tifozët e futbollit mund të gjeneronin dridhje sizmike? Ky eksperiment tregon se shkenca është kudo – edhe e fshehur nën gjëmimin e një goli në Anfield.”
Sipas saj, u regjistruan gjashtë ngjarje sizmike që varionin nga 0.7 deri në 1.75 ballë në shkallën Rihter, të cilat ishin të pamjaftueshme për t’u ndier fizikisht, por mjaftueshëm të fuqishme për të lënë gjurmë të matshme.
Dr. Antoine Septier, një tjetër anëtar i ekipit kërkimor, tha se “eksperimenti ishte një përvojë emocionuese, që tregon se shkenca mund të jetë tërheqëse dhe edukative njëkohësisht”, duke shpresuar se kjo do të frymëzojë brezin e ardhshëm të sizmologëve.
Fitorja historike e vendos Liverpoolin në krye të historisë së futbollit anglez, me 20 tituj të fituar në ligë – një shifër e barabartë me Manchester United – ndërsa dominon në arenën evropiane me gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve, kundrejt treve të United-it.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore