Tifozi: Moldavia skuadër që të hap probleme, por Shqipëria është favorite

17 Nëntor 2023 | 09:33

Presidenti i “Napoli Club Albania”, Geri Kusi, është shprehur se Kombëtarja shqiptare është më e favorizuar në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e sotme në Moldave, për eleminatoret e “Euro 2024”.

Komentet Kusi i bëri në emisionin “Good Morning Albanianas” në Euronews, ku tha se Moldavia nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një ekip që të hap probleme dhe shtoi se gjatë ndeshjes së zhvilluar në Shqipëri, ishin “2 tre-pikëshat” e Asanit që i dhanë fitoren Shqipërisë.

Ai tha gjithashtu se biletat për ndeshjen e sotme me Moldavinë janë shitur të gjitha.

“Moldavia është një skuadër shumë e fortë dhe ka lojtar që kanë mentalitet fituesi. Është skuadër që të hap probleme. Edhe kur patëm ndeshjen këtu, ishin ato 2 trepikëshat me dorë të Asanit, që ishin fantastik.

Edhe pse ndeshja sot do të luhet në Moldavi, unë shoh kombëtaren tonë shumë më të avantazhuar. Biletat janë mbaruar. Tani është ndeshja me ishujt Faroe, ndoshta për aty mund të ketë bileta. Jam i bindur se do të ketë më shumë njerëz se me Çekinë. Në lokale e kudo do të ketë fanella kuqezi”, u shpreh Kusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024