Tifozi shqiptar nga Gjermania: Broja gol me Kroacinë, do na bëjë krenarë
Sot në orën 15:00 do të luhet ne Hamburg ndeshja Shqipëri-Kroaci. Pritshmëritë e tifozëve janë të larta, të paktën një barazim mund të ishte i kënaqshëm por kjo mbetet për t’u parë gjatë orëve të pasdites.
Shumica e tifozëve ndodhen atje që prej ditës së djeshme dhe janë organizuar edhe në rrjete sociale për të qenë të bashkuar. Ndeshja do luhet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut dhe pritet të dalin edhe të dhëna se sa do të jetë numri i shqiptarëve të pranishëm.
Tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga çdo shtet ku jetojnë, kanë shkuar në Hamburg për të ndjekur skuadrën e Kombëtares.
Mexhid Ferati, pensionit shqiptar që jeton në Gjermani dhe tifoz i zjarrtë i Kombëtares u shpreh entuziast për një rezultat pozitiv të kuqezinjve përballë Kroacisë. Në një lidhje me emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai i shpreh i sigurt se futbollisti shqiptar Armando Broja do shënojë një gol në këtë ndeshje.
“Nëse do luajë Broja gjithçka do vendosë, jam i bindur se ai do shënojë sot dhe do na bëjë krenarë sot. Jam i bindur në strategun e madh Silvinjo, jam i bindur për një fitore dhe fitore bindëse. Atij i duhet vetëm një moment dhe shpërthen menjëherë. Ishte i bllokuar nga të gjitha anët në ndeshjen me Italinë, nuk kishte mundësi të bënte diçka më tepër”, tha ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari