“Tirana, ndër 5 qytetet më të ndotura në botë” – Sazan Guri tregon arsyet
Pak ditë më parë për rreth 3 ditë rresht, tymi mbuloi qytetin e Elbasanit dhe zonat rrotull, si pasojë e zjarrit të rënë në një masiv skrapi, në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.
Emetimet në atmosferë kanë qenë kolosale ndërsa për specialistët thonë se pasojat e gazrave që lëshohen nga bateritë e makinave, plumbi etj, janë të rrezikshme për jetën e njerëzve.
Ambientalisti Sazan Guri tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ndotja e ajrit është një fenomen shumë shqetësues në vendin tonë. Ai u shpreh se Tirana është një ndër 5 qytetet më të ndotura në botë.
“Tirana është në darën e presioneve që vijë edhe nga Elbasani, e merr gradualisht të përhershme. Ne jemi më keq akoma se kemi Fushë-Krujë që bën imision, nëse shkon në Dajt shikon një re mbi qytetin që është smog fotokimik, që vjen nga të dyja këto zona. Procesi kimik që ndodh me këtë re pluhuri kur bie në kontakt me rrezet e diellit bëhen PM1, që janë grimca shumë të vogla që nuk i mban as hunda as laringu dhe shkon direkt në mushkëri dhe në gjak. Tirana është një ndër 5 qytetet më të ndotura në botë”, tha ambientalisti.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela