Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhuna.
Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që ende nuk është kryer identifikimi i viktimës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet një trup i pajetë në Vlorë, detajet e para
- Gjendet një trup i pajetë në Burrel, detajet e para