Tjetërsuan tokën 12.900 m2 në Lalëz, detaje nga arrestimi i ish-kreut të Kadastrës

20 Nëntor 2024 | 14:56

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i ish-drejtuesit të Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i cili u ndalu këtë të mërkurë me urdhër të prokurorisë.

52-vjeçari u ndalua në kuadër të një hetimi të nisur nga prokuroria e Durrësit në lidhje me regjistrimin e një prone me dokumente false.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe 2 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, të cilët akuzohen për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës.

Ata janë shtetasit B. Z., 42 vjeç, me detyrë jurist në ASHK Durrës dhe L. D., hartografi i Kadastrës.

Në kërkim u shpall dhe përfituesi i pronës, shtetasja me iniciale A. D., 44 vjeçe, banues në Tiranë. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”’.

Nga hetimi i nisur në vitin 2024, rezultoi se përfituesja e pronës, në bashkëpunim me drejtorin dhe 2 punonjësit e Kadastrës së Durrësit, kanë regjistruar një sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.

“Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim  Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.

Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke”, njofton prokuroria e Durrësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026