English

Toka, banesa e aksione në kompani- SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Martinaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë një kërkesë për konfiskimin e pasurive të shtetasit Ervis Martinaj.

- Advertisement -

Në njoftimin e SPAK, thuhet se Martinaj dyshohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për krime të tjera të kryera nga ky grup.

Hetimi pasuror i Martinaj dhe personave të lidhur me të ka çuar në identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të cilat nuk janë të justifikuara nga burime ligjore.

31 pasuritë që kërkohen për konfiskim përfshijnë një gamë të gjerë asetesh, përfshirë aksione në disa kompani, banesa, apartamente, pasuri të paluajtshme dhe mjete motorike, si dhe llogari bankare.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të  vitit 2022. Ndërkoh që që ishin vetë familjarët e tij të cilët denoncuan pranë autoriteteve rastin duke deklaruar se dyshojnë se të afërmit të tyre i ka ndodur diçka e keqe.

Edhe pse kanë kaluar rreth dy vite e gjysmë nga zhdukja e Martinaj, ende autoritetet ligjzbatuese nuk kanë mundur të japin një përgjigje të bazuar në prova nëse Martinaj është gjallë apo vdekur.

Martinaj zyrtarisht ndodhet në kërkim ndërkombëtar por dyshimet janë se ai është zhdukur dhe eliminuar fizikisht.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  • Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
  • 50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
  • Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
  • Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
  • Subjekti “Ervis Martinaj”.
  • Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
  • Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
  • Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
  • Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
  • 21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
  • 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
  • Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
  • Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
  • Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
  • Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
  • Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
  • Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
  • Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
  • Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
  • Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
  • Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
  • Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
  • Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
  • Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  • Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  • Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
  • Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
  • Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
  • Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
  • Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
  • Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?