Tony Blair vizitë në Kosovë, presidentja Osmani: Jeni hero i paqes, na shpëtuat

10 Qershor 2024 | 10:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Në një deklaratë para mediave Osmani tha se Toni Blair është hero i Kosovës pasi në vitin 99 së bashku me forcat e NATO-s kanë ndihmuar vendin të shpëtojë nga regjimi i Millosheviçit.

“Ju falënderoj që jeni me ne në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës në mënyrë që të shihni edhe ju mirënjohjen e qytetarëve tanë. Në vitin ’99 roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ishte vendimtar.

Ju edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe gjithë përkrahjen që i keni dhënë Kosovës gjatë 25 viteve. Bashkë me NATO-n ju na shpëtuat nga shfarosja”-tha presidentja Vjosa Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026