Topalli: Ka vajza që përndjekin personazhet publike. Malaj: Shoqëri e sëmurë
Gentian Gega, 45-vjeçari që prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.
E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty”, ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.
Në lidhje me rastin, gazetarja Aida Topalli e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se ka qytetarë të thjeshtë që përndjekin ish-të dashurat apo të dashurat e tyre.
Mes tjerash ajo nënvizoi se ka dhe vajza që përndjekin djemtë.
“Ka qytetarë të thjeshtë që përndjekin ish-të dashurat, të dashurat e tyre. Përgjithësisht janë djemtë ata që përndjekin, në pak raste, kur janë personazhe publike, ka dhe vajza”-tha gazetarja Topalli.
Nga ana tjetër, pedagogia Nora Malaj, është shprehur se shoqëria shqiptare është e sëmurë.
“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm për të bërë një studim mbarëkomb ëtar dhe do e mendoja që stafet akademike, mund të bëjnë një studim për të parë se cilat janë fenomenet e shoqërisë shqiptare. Ne jemi shoqëri e sëmurë fatkeqësisht”-tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë