Topi i bejsbollit i firmosur nga Zelenski shitet $50 000 në ankand

12 Maj 2022 | 22:14

Një top bejsbolli i firmosur nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shitur në ankand për 50.000 dollarë, një pjesë e të cilit do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta, raporton Sky News.

Ankandi RR Auction në Boston tha se oferta fituese për topin e bejsbollit të Rawlings Major League ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar.

RR Auction do të dhurojë 15.000 dollarë të fituara nga shitja.

Shitësi Randy Kaplan do të dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.

Këto para do të shkojnë për ndihmë humanitare përmes organizatës jofitimprurëse ‘Americares’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026