Trafikimi i barnave nga Italia në Shqipëri, 6 të arrestuar

10 Qershor 2022 | 16:20

6 persona nga një grup kriminal që kryente trafikim të barnave me përmbajtje narkotike nga Italia në Shqipëri janë arrestuar nga anti-mafia në Milano, ndërsa 3 të tjerë janë në arrest shtëpie.

Mes medikamenteve që kanë hyrë ilegalisht në tregun shqiptar, ishte “Clexane” ose “Enoxaparin”, një antikoagulant që përdoret në trajtimin mjekësor të pacientëve me COVID-19, që ishte e vështirë të gjendej. Hetimet e autoriteteve italiane përfshijnë përgjime telefonike dhe mjedisore.

Të akuzuarit janë arrestuar në Itali, ku edhe është sekuestruar një shumë prej 500 mijë euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve si dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Ndërkohë në Shqipëri, SPAK thotë se në bashkëpunim me policinë janë “kryer 11 kontrolle në ambientet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare”, ndërsa shton se “janë sekuestruar dokumente mjekësore, medikamente dhe pajisje kompjuterike”, pa dhënë më shumë detaje.

Grupi në bashkëpunim me mjekëe e infermierë që punojnë në spitalet italiane, u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Barnat me përmbajtje narkotike janë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.

Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike janë përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026