Trafiku i kokainës, Rrumbullaku takim me ambasadorin brazilian. Zbardhet biseda

1 Mars 2023 | 10:21

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim Ambasadorin dhe Zv/ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, João Tabajara De Oliveira Júnior dhe Ricardo Portugal.

Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan në ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Brazilit, si dhe forcimin e atyre ekzistuese, me qëllim shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, për të goditur fenomenet kriminale që prekin të dyja vendet, si dhe për të lokalizuar e vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim.

Me qëllim përmbushjen e plotë të misioneve të përbashkëta për garantimin e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, Drejtori i Përgjithshëm, Ambasadori dhe Zv/ambasadori u dakordësuan rreth vendosjes së pikave të kontaktit mes dy agjencive ligjzbatuese, caktimit të një oficeri ndërlidhës pranë Ambasadës së Brazilit, si dhe për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm siguroi përfaqësuesit e Ambasadës së Brazilit, për angazhimin maksimal të Policisë shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe pastrimit të parave. Gjithashtu, Drejtori theksoi se vijon të mbetet prioritet i punës së tij, bashkëpunimi i ngushtë, profesional dhe i besueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Ambasadori i Brazilit shprehu vlerësim për qasjen e re të Policisë së Shtetit në raport me partnerët ndërkombëtar, si dhe angazhim e mbështetje të plotë për të ofruar asistencë logjistike, profesionale dhe akademike për punonjësit e Policisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026