Zjarri i merr jetën familjes me 7 anëtarë në Rusi, përfshirë 5 fëmijë
Një familje prej shtatë anëtarësh, me pesë fëmijë, ka humbur jetën në një zjarr në një shtëpi në republikën ruse të Bashkiria, raportojnë agjencitë ruse.
Zjarri përfshiu një shtëpi prej druri dykatëshe në të cilën kishte disa apartamente, njoftuan shërbimet e emergjencës, transmeton Interfax.
Dy fëmijë janë shpëtuar nga zjarri. Babai arriti t’i shpëtonte dhe më pas u përpoq të shpëtonte edhe fëmijët e tjerë, por nuk mundi të dilte nga shtëpia e djegur dhe vdiq.
Gjatë shuarjes së zjarrit është gjetur edhe trupi i një gruaje, njoftoi shërbimi për shtyp i Administratës Kryesore të Ministrisë së Situatave Emergjente në Bashkiria.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit mund të jetë qarku i shkurtër ose trajtimi i pakujdesshëm i zjarrit. Bashkiria ndodhet në juglindje të pjesës evropiane të Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 22:08 Mendja ruse pas pushtimit të Krimesë: Kievi po përgatit rimarrjen e gadishullit
- 22:07 Ukraina ia çon luftën Putinit tek dera e shtëpisë
- 22:06 Dosja sekrete: Si i vlerësonte Kremlini, Nigel Farage dhe Boris Johnson
- 22:02 Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:02 “2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
- 21:59 Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar