Tragjedia në Gramsh, banorët me lot në sy: Jemi tronditur, të rrethohet liqeni

22 Korrik 2023 | 14:46

Tragjedia në Gramsh, ku u mbytën në liqenin e Banjës 4 anëtarë të një familjeje ka lënë të tronditur banorët e zonës. Me lot në sy, gjatë një prononcimi për media, banorët shprehen të shetësuar për rrezikun që mund t’u vijë nga liqeni.

Ata theksojnë se liqeni një pjesë të caktuara duhet rrethuar dhe të vendosen tabelat përkatëse që instruktojnë njerëzit të mos lahen, pasi rrezikojnë të mbyten.

“Jemi aq shumë të rrezikuar sa s’ka, sidomos për fëmijët e vegjël. Nuk as roje asnjë gjë, është katastrofë. Ne na kanë lënë pas dore, jemi të mbaruar, po u përplase dole nga makina dhe re në liqen, je i mbytur”, u shpreh një prej banorëve.

Një tjetër banor shprehet se në liqen duhet të vendosen roje dhe institucionet të marrin masa.

“Jemi shumë të tronditur, 4 varre në një shtëpi. Është shumë i rrezikshëm, se duhet të bënin rrethime të liqenit. Tabela jo, roje jo, s’ka asnjë gjë aty. Këtu s’ka institucione”, tha qytetari.

Kujtojmë se tragjedia në liqenin e Banjës ndodhi pasditen e 21 korrikut, ku babai Arben Zogu 46-vjeç, dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu si dhe nipi i tij Melsi Zogu 20 vjeç u mbytën teksa laheshin në liqen. Shefi i zjarrfikëses së Gramshit deklaroi se 4 personat nuk dinin not dhe në tentativë për të shpëtuar njëri tjetrin u mbytën të katërt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026