Trajneri Deliallisi mbyll bashkëpunimin me Korabin, i del emri në Kosovë

29 Qershor 2026 | 15:15

Trajneri Alfred Deliallisi ka mbyllur aventurën e tij me Korabin dhe tashmë është i lirë për të nisur një projekt të ri.

Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, pasi nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila përfundoi në fund të sezonit.

“Divorci” ishte konsensual, me palët që falënderuan njëri-tjetrin për bashkëpunimin dhe për arritjen e objektivit të mbijetesës në sezonin e kaluar.

Deliallisi zhvilloi një sezon pozitiv në Kategorinë e Parë dhe konsiderohet një nga trajnerët e brezit të ri që ka spikatur me punën e tij.

Sezonin e tij më të mirë, Deliallisi e regjistroi në 2022-2023, ku arriti të mbaj në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar një ekip të vogël si Erzeni, që befasoi me paraqitet në fushë.

Burime pranë trajnerit bëjnë me dije se në drejtim të tij kanë ardhur disa propozime, mes tyre edhe nga një klub nga Kosova, por për momentin Alfred Deliallisi nuk ka marrë asnjë një vendim për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026