”Transparency International” për kapjen e shtetit: Shqipëria dhe Turqia janë vendet ku ka më shumë ligje me porosi

15 Dhjetor 2020 | 18:07

Turqia dhe Shqipëria janë vendet ku ka më shumë ligje me porosi. Në raportin e Transparency International për kapjen e shtetit, jepen shembuj si ligji për lojërat e fatit apo propozimi për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren si raste të ligjeve me porosi, ndërsa si një prej shkaqeve për këtë situatë, citohet gjendja e parlamentit shqiptar.

Vendet ku ka më së shumti ligje me porosi sipas Transparency International janë Turqia dhe Shqipëria. Në raportin për kapjen e shtetit të publikuar më 15 dhjetor, një prej shembujve të paraqitur është ligji për lojërat e fatit. I iniciuar për të larguar pikat e basteve nga qendrat e banuara, për t’i taksuar më shumë dhe për t’i limituar, në fund nuk rezultoi kështu. 24 orë përpara miratimit, dy deputetë socialistë dhe një i Lëvizjes Socialiste për Integrim paraqitën amendamente, ku në vend që të limitohej numri i tyre, u përhap në mënyrë domethënëse.

Përveç kësaj, taksat u ulën nga 25 në 15%, u dyfishua limiti nga 500 në 1000 dhe u ul distanca nga 200 në 100 metër nga njëra-tjetra.

Në raport thuhet gjithashtu se ky ligj jo vetëm që rriti përfitimet e kompanive por edhe lehtësoi pastrimin e parave, ku sipas Departamentit të Shtetit Amerikan, lojërat e fatit ishin metoda për të fshehur të ardhurat e paligjshme në Shqipëri.

Po ashtu shembull për ligjet e bëra të porositura, merret edhe propozimi i pakërkuar për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

 Kompania,sipas Transparency International, është e lidhur ngushtë me qeverinë socialiste dhe kjo lidhje e bën këtë marrëveshje problematike.

Ndikim për këtë situatë sipas raportit ka pasur edhe gjendja e parlamentit shqiptar. Me një kontroll të fortë qeveritar dhe një parlament të dobët, sigurohet marrja e vendimeve për të dobësuar kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe i hapin rrugë miratimit të ligjeve të porositura nga një grup i vogël njerëzish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026