Transport publik falas! Ilir Alimehmeti bën krahasimin me shëndetësinë falas
Drejtuesi i listës “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak, Ilir Alimehmeti krahasoi premtimin për transportin publik falas me atë të shëndetësisë falas.
Ai kujtoi se ka 200 mijë udhëtime ditore, sipas të dhënave të bashkisë dhe nëse bëhet një llogari me 400 lekë të vjetra që kushton një biletë urbani, bëhet fjalë për 80 milionë lekë të vjetra në ditë. Ndërkohë, Alimehmeti nënvizoi se po shpenzohen 80 mijë euro në vit për një incenerator që nuk ekziston.
“Nuk ekziston një koncept shëndetësi falas askund ku ne të shkojmë në botë, por transport falas ekziston dhe është çështje vendimi, qëndrimi sepse transporti nuk është si shëndetësia që ka 500 yçkla të ndryshme, gjëra dinamike që ndodhin. Transporti është i thjeshtë,” – u shpreh Alimehmeti.
Sipas tij llogaritja është e thjeshtë dhe ata pretendojnë thjesht të kthejnë shifrat e abuzimeve në shërbim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar