Transportonin kanabis me qëllim shitjen, kapen në flagrancë 2 persona

30 Qershor 2023 | 13:12

Dy persona janë kapur dhe janë arrestuar në flagrancë ndërsa transportonin kanabis. Bëhet fjalë për B. Sh., 26 vjeç dhe S. Ll., 20 vjeçe, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 26-vjeçari dhe ku ishte pasagjere 20-vjeçarja, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë totale 0.6 kilogram.

Sipas informacionit të ardhur nga policia është sekuestruar sasia e lëndës narkotike, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë si dhe celularët e të arrestuarve.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa me qëllim shitjen. Rast për të cilin janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

  1. Sh., 26 vjeç dhe S. Ll., 20 vjeçe, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 26-vjeçari dhe ku ishte pasagjere 20-vjeçarja, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 0.6 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe me celularët e të arrestuarve.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash...
10:15 | 05/07/2026

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026