Drejtorja e AKSHI-t prezanton 7 ndryshime thelbësore për reformimin e Kadastrës

30 Qershor 2023 | 12:56

Drejtorja e AKSHI-t, Linda Karçanaj, prezantoi shtatë ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur për reformimin e Kadastrës.

Në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ajo deklaroi sot se “historia e pronësisë në Shqipëri ka qenë plaga më e madhe e këtyre 30 viteve të tranzicionit dhe shtetit shqiptar”.

Karçanaj përmendi 7 punët kryesore që sollën këtë transformim në atë që ajo e cilësoi si “bankën e pronave të Shqipërisë, Kadastrën”.

“Së pari, kemi përmirësuar ndjeshëm teknologjinë dhe kemi përmirësuar të 74 shërbimet elektronike të Kadastrës në portalin e-Albania. Është implementuar plotësisht radha “first-in, first-out”. Them plotësisht sepse ka qenë e implementuar edhe më parë, por ishte ndryshe radha e qytetarëve që aplikonin në e-Albania dhe ndryshe radha e noterëve në një sistem tjetër; që do të thotë, i jepej prioritet noterëve. Qytetari nuk aplikonte vetë, sepse e dinte që po të shkonte tek noteri do trajtohej më shpejt. Tani është e njëjta radhë.

Së dyti, kemi shmangur abuzimin e zyrtarëve të Kadastrës, të cilët shtynin pa fund procesimin e aplikimit nën pretekstin se po bënin akt-verifikimin. Ka qenë totalisht jashtë sistemit akt-verifikimi, nuk kuptonte njeri se ç’bëhej. Kërkohej një dokument, një tjetër, një tjetër dhe pastaj vazhdohej me aplikimet e radhës për interesat e tyre. Tashmë çdo gjë është e monitorueshme në sistem dhe nuk ka shans t’i kërkohen qytetarit, gjëra kot, të panevojshme.

Së treti, kemi implementuar shërbimin e përshpejtuar, “fast-track-un”. Ai që ka një hall me kadastrën paguan shërbimin dhe e merr në kohë rekord. Por, ajo që është e rëndësishme këtu është që lekët nuk shkojnë në xhepat e sekserëve, as të zyrtarëve të korruptuar, por shkojnë në buxhet dhe ripërdoren për modernizimin, ripërdoren për përmirësimin e proceseve të punës, për ndryshimin e infrastrukturës, e cila është tërësisht e re dhe ka sjellë vërtetë përshpejtim të proceseve të punës”, nënvizoi Karçanaj.

Së katërti, u unifikua më në fund sistemi. Ishte sistemi i parë, sistemi i vjetër, sistemi i ri. Shumë sisteme në Kadastër. Tani ka një sistem të unifikuar, të integruar, sistemi multifunksional. Është e pamundur të bësh ndërhyrje të paautorizuara në regjistrin e pronës” tha Karçanaj.

Së pesti, dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë, nuk ka më vula me bojë në Kadastër. Ky ndryshim që është lehtësim, por në radhë të parë është siguri, tregon që institucioni është përshtatur proceseve digjitale të punës duke rritur transparencën, por edhe efikasitetin. Tani jemi në fazën që kushdo aplikon në e-Albania dhe pastaj merr dokumentin me vulë elektronike me nënshkrim elektronik”, shtoi ajo.

Së gjashti, dhe për këtë jemi vërtetë krenarë, transaksionet e të dhënave të pronës, të bankës më të rëndësishme tani ruhen në teknologjinë block-chain. Kjo teknologji bën të mundur që të kemi tashmë një regjistër të përhershëm. Këtij regjistri, për çdo ndryshim që i bëhet, njoftohet në kohë reale qytetari nëpërmjet e-Albanias dhe nuk do t’i lëvizet më as presja. Së shpejti teknologjinë block-chain do ta aplikojmë edhe në arkivat digjitale, të cilat rriten çdo ditë. Teknologjia block-chain i ka vënë vulën e sigurisë, por edhe të besueshmërisë, çështjes së pronave në Shqipëri”, theksoi Karçanaj.

“Së shtati, vijoi Karçanaj, pjesa më e madhe e proceseve të punës së ASHK-së, tashmë janë të ri-inxhinierizuara dhe sistemi është përshtatur me këtë ri-inxhinierizim. Nuk do të ketë më shefa zonash që ndajnë aplikimet; është sistemi shef i zonës. E ndan sistemi në varësi të fluksit, në varësi të llojit të aplikimit, ku e çon aplikimin e radhës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se të arrestuarit janë vëlla e motër. Ata janë identifikuar si Agetina...
13:01 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar

Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati...
11:05 | 24/06/2026