Transportonte në automjet lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

19 Nëntor 2025 | 14:27

Është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës një 22 vjeçar, i cili trasportonte në automjet lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen.

Në kudër të operacionit të koduar “Endline”, është arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, i cili drejtohej nga ky 22 vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”, të fshehur poshtë sediljes së shoferit.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Benz” me të cilin lëvizte shtetasi E. L.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026