Trashëgimi i zanatit, punimet tradicionale të 72-vjeçares në Gjirokastër

30 Tetor 2023 | 17:08

Çdo mëngjes 72-vjeçarja Shero Sejdia qëndron në një prej rrugëve të kalldrëmta, në zonën historike të Gjirokastrës për të tregtuar produkte tradicionale.

Zanatin e qëndisjes me shtiza ajo e ka të trashëguar në breza ndërsa kujton se që në fëmijëri realizonte punime të tilla. Me kalimin e viteve bluzat, çorapet, papuçet e punuara prej saj përdoreshin jo vetëm nga pjesëtarët e familjes, por nisën të kërkoheshin edhe nga të pasionuarit e qëndisjes tradicionale.

“Që kur kam qenë e vogël, vendosa të merrem se unë punoj dhe i jepja nëpër këto dyqane që i shisnin. Nuk rri dot pa punë, jo se nuk është e nevojshme ekonomia, por nuk rri dot pa punë dhe kam punuar edhe në kohën e monizmit, kështu bluza për fëmijë,” – u shpreh Sejdia.

Ne tezgën e saj, të zë syri gjithfarë lloj punimesh me motive të larmishme duke përfshirë elementët dekorativë apo simbolikat si shqiponja. Të preferuara për t’u realizuar ngelen punimet e ndryshme karakteristike prej leshi që përdoren edhe gjatë stinës së ftohtë.

72-vjeçarja shprehet se për të realizuar punimet karakteristike prej duarve të saj i duhet të punojë shumë, madje deri në 12 orë në ditë, por sërish nuk ndjen lodhje.

Tashmë punimet e realizuara prej saj në mënyrë tradicionale tërheqin vëmendjen e turistëve, të cilët shpeshherë i marrin si kujtim nga udhëtimi i tyre në qytetin e Gjirokastrës.

“Fillimisht ja bëja për nipërit, për mbesat, pastaj kam qenë në punë nuk kisha kohë, tani kohën e kam të lirë edhe nipërit  dhe mbesat janë të rritur dhe kështu që mese të merrem tjetër. Turistët i pëlqejnë shumë punët e dorës sipas zonave, kush i preferon akrilik, kush i preferon punime leshi, kush i preferon pambuk,” – tregoi Sejdia.

E moshuara ndjen keqardhja ndërsa shprehet se ky lloj zanati nuk preferohet nga të rinjtë duke bërë që qëndisja dhe punë të tilla karakteristike të traditës, të shkojnë drejt harresës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026