“Travel Fest Albania”, 50 autorë dhe 112 produksione në garë

7 Korrik 2023 | 17:33

“Travel Fest Albania”, i pari festival i këtij lloji në Shqipëri, u ndal të enjten në Durrës në natën e katërt të maratonës së tij filmike.

Ndonëse të paktë në numër, dashamirësit e filmit mirëpritën ngrohtësisht në amfiteatër kineastët dhe fotografët ndërkombëtarë, të bashkuar nga gjuha universale e filmit dhe e fotografisë.

“Filmat e ‘Travel Fest Albania’ kanë filluar të shfaqen në Tiranë, pastaj në Gjirokastër, në Durrës këtu dhe do ta mbyllim prapë me Tiranën nesër”, tha Burim Haliti, anëtar i jurisë.

Ata janë entuziastë për garën, por edhe për turet në Shqipëri.

“Nuk dija asgjë për Shqipërinë deri në momentin që erdha këtu. Kontrolloja në internet herë pas here, shikoja fotografi, por nuk e mendoja kurrsesi se do të ishte kaq e mrekullueshme. Mendoj se ishte një ide e mirë e organizatorëve, që na mblodhën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, sepse për ne është një zbulim vërtetë i këndshëm”, u shpreh Patrick Luneau, regjisor filmi.

Produksionet shqiptare mbeten “thembra e Akilit”, prandaj juria ka një apel.

“Janë disa filma për Shqipërinë, mirëpo fatkeqësisht janë prej autorëve të huaj. E them fatkeqësisht, sepse u bëj thirrje autorëve shqiptarë që të tregojnë pikat e turizmit më të mira, që të mos presim të huajt që të vijnë të bëjnë filma për ne”, u shpreh Haliti.

Me mbi 50 autorë dhe 112 produksione në garë, festivali me tematikë udhëtimin, trashëgiminë, turizmin, biodiversitetin dhe jetën e egër është një event me shtrirje gjeografike mjaft të gjerë dhe me prurje nga më shumë se 20 vende të botës.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026