Tre gola, 120 minuta dhe histori! Dinamo përmbys Hajdukun e Splitit në “Air Albania”
Dinamo ka shkruar historinë në “Air Albania” ku djemtë e Ilir Dajës mposhtën 3-1 Hajdukun e Splitit pas 120 minutash loje.
Koha e rregullt përfundoi 1-0, gjë e cila solli dhe aplikimin e kohës shtesë pasi Dinamo kishte humbur 1-2 në ndeshjen e parë në Koraci ndërsa nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Dinamo të kalonte dy ture në garat evropiane.
Dinamo e nisi mirë ndeshjen dhe gjeti golin e epërsisë që në minutën e 14-të me Zabërgjën, pas asistit të Bregut.
Në minutën e 78-të, Hajduku mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Sanyang ndërsa koha e rregullt u mbyll 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2, përballja iu drejtua shtesës.
Në minutën e 99-të pllakosi heshtja për vendasit, kurse tifozët miq në stadium festuan pasi Hajduku barazoi me Karaciç.
Dinamo nuk u dorëzua dhe gjeti avantazhin me supergolin e Qardakut në një gjuajtje nga larg në minutën e 109-të.
Festë në stadium, por Dinamo nuk u ndal me kaq, pasi stadiumi u “trondit” kur u shënua edhe goli i tretë për vendasit me anë të Hekuran Berishës.
Pasi eliminon Hajdukun e Splitit, Dinamo do të luajë në play-off të Conference League kundër polakëve të Jagiellonia.
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh pas ndeshjes se kjo ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe se të gjithë ishin me lotë gëzimi.
“Kishim përballë një gjigant si Hajduku, me një kontingjent lojtarësh dhe staf. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona