Tre ish-presidentët e SHBA-Së, pranojnë të bëjnë vaksinën e COVID-19 publikisht

3 Dhjetor 2020 | 11:11

Tre ish-presidentët e SHBA-së Barack Obama, Bill Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do ta bëjnë vaksinën e coronavirus publikisht, por edhe në televizion, që tu tregojnë qytetarëve amerikanë rëndësinë e vaksinimit.

Barack Obama është shprehur se i beson fjalëve të Dr. Fauci duke thënë se: “Do ta bëj vaksinën kundër Covid-19, dhe mund ta bëj në TV, ose ta filmoj në mënyrë që njerëzit të dinë që i besoj shkencës.” – në një intërvistë te “The Joe Madison Show”.

Freddy Ford, zëdhënësi i George W.Bush, deklaroi se ish-presidenti  kishte kontaktuar me Dr. Anthony Fauci, i cili mban postin e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i ish-presidentit Bill Clinton, Angel Urena, ka folur për këtë çështje duke u shprehur se ish-presidenti Clinton patjetër që do ta bëje vaksinën sa më shpejt që të jetë në dispozicion, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik.

Madje ai ka thënë se do ta bëjë atë në një mjedis publik për të nxitur të gjithë amerikanët të bëjnë të njejtën gjë, si ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022