Tre orë takim me Netanyahun, Trump zbulon detaje nga bisedimet

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Shkurt 2026 | 20:44

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim prej tre orësh në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u përqendrua në çështjen e Iranit dhe kontaktet e vazhdueshme të Uashingtonit me Teheranin.

Trump përmes një postim theksoi se ai është për vazhdimin e bisedimeve me qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Ai shtoi se herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos bënte një marrëveshje dhe u godit.

“Sapo përfundova takimin tim me Kryeministrin e Izraelit, z. Netanyahu, dhe përfaqësues të ndryshëm të tij. Ishte një takim shumë i mirë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona vazhdojnë.

Nuk u arrit asgjë përfundimtare, përveçse këmbëngula që negociatat me Iranin të vazhdojnë, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje. Nëse kjo është e mundur, e informova Kryeministrin se kjo do të ishte e preferueshme. Nëse nuk është e mundur, do të duhet të shohim se cili është rezultati.

Herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos bënte një marrëveshje dhe mori goditjen “Çekiçi i Mesnatës” – e cila nuk funksionoi për ta. Shpresoj që këtë herë të jetë më e arsyeshme dhe e përgjegjshme. Përveç kësaj, diskutuam për progresin e shkëlqyer që po bëhet në Gaza dhe në rajon në përgjithësi. Vërtet ka PAQE në Lindjen e Mesme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkuan Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026