Tregtia e jashtme rritet në vlerë, 300 milionë euro eksporte në muajin gusht

20 Shtator 2022 | 15:23

300 milionë euro ishte vlera e mallrave që Shqipëria eksportoi në gusht. Rritja është 40%, krahasuar me vitin e kaluar.

Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë dhënë kontributin më të madh me rritje 13%, ndjekur nga lëndët djegese dhe energjia elektrike me 12%.

Me peshë në ecurinë e mirë të eksporteve kanë qenë në gusht edhe tekstilet e këpucët.

Shkëmbimet tregtare janë zgjeruar me Italinë, shtetin kryesor që furnizon vendin tonë me mallra. Në muajin e tetë, eksportet janë zgjeruar edhe me Spanjën e Gjermaninë, ndërsa ka pasur rënie nga Kina, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër edhe importet kanë shënuar rritje. Ato kanë arritur në nivele të larta në 680 mln euro, rreth 160 mln euro më shumë se vjet.

Rritja e çmimeve në tregje ka dyfishuar vlerën e importeve edhe në 8-mujor, cka ka ndikuar edhe në thellimin e deficitit në 2.4 mld euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026