Trendi i ri për automjetet në Britani, ngjyra gri zëvendëson të zezën dhe të bardhën
Nuk ka asgjë të zezë dhe të bardhë kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ngjyrë së makinës personale. Në fakt, çështja është kthyer në një “zonë gri”.
Për herë të parë që nga nisja e regjistrimeve, grija është bërë ngjyra më popullore për makinat e shitura, të paktën në Britani.
Thuajse gjysmë milion automjete ngjyrë gri dominuan prodhimin vitin e kaluar, ose 495 mijë e 127 për të qenë të saktë.
Grija është bërë e zeza e re, ngjyrë që ishte fituese e vitit të kaluar të shitjes së automjeteve, por që arriti deri në 478 mijë e 154 shitje në 2018-n.
Vetëm pak më shumë një e pesta e 2.4 milionë makinave që hynë në treg vitin e kaluar mbanin ngjyrën gri ose të zezë, sipas shifrave të dhëna nga Shoqata për Prodhimin dhe Tregtimin e Mjeteve Motorike, që nisi regjistrimin e trendit në 1996-n.
Tre automjetet më popullore ndërkohë rezultojnë “Ford Fiesta” gri, e ndjekur nga “Volkswagen Golf” po gri dhe “Vauxhall Corsa” e së njëjtës ngjyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid