Verstappen, dragoi Tulipan i Kinës
Max Verstappen konvertoi pole position në fitore në “Chinese Grand Prix” plot incidente dhe parakalimi, duke lënë pas McLaren’in e Lando Norris dhe shokun e skuadrës në Red Bull, Sergio Perez në atë që ishte fitorja e 4 në 5 garat e zhvilluara deri tani dhe 58-ta në karrierë.
Tre herë kampioni i Botës në fuqi dominoi një fundjavë strategjike në “Shanghai International Circuit” që pa aktivizimin e “Virtual Safety Car” dhe futjen dy herë në pistë në “Safety Car”. Holandezi ruajti qetësinë ndërkohë që zhvillimet dramatike po ndodhnin pas tij.

Norris ishte një nga tre pilotët, bashkë me kolegët te Ferrari, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, që kryen vetëm një ndërrim gomash duke përfituar nga fazat e ndërprerjes së garës. Ai la pas meksikanin Perez në luftën për vendet 2 dhe 3. Leclerc dhe Sainz u renditën respektivisht në pozicionet 4 dhe 5 pavarësisht disa problemeve me gomat në fund që nuk e prishën garën e monegasque-t. George Russell e çoi Mercedes-in e tij në vendin e 6’të përpara Alonso-s, Piastrit, Hamilton dhe Hulkenberg që mbyllën zonën e pikëve.
Fernando Alonso zgjodhi gomat e buta në mesin e garës duke u detyruar të futet sërish në bokse për setin e mesëm që e ndihmuan të parakalon në rikuperim nga vendi 12’të në të 7’in. McLaren i Oscar Piastri-t ishte viktima e fundit në radhë. Gara e radhës në botërorin e F1 do të zhvillohet në datat 3-4 dhe 5 Maj në Miami, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me eventin e 2-të Sprint të këtij sezoni. Gjithçka do të transmetohet si zakonisht në Euronews Albani dhe IN Radio në 105.7 mhz.


LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë