Tronditet vendi, 2 të vrarë në Velipojë, policia jep detaje për viktimat

19 Gusht 2024 | 23:03

Drejtori i policisë së Shkodres Edmond Sulaj ka dalë në një deklaratë për ngjarjen e rëndë e ndodhur këtë të hënë në Velipojë ku dy persona kanë humbur jetën pasi u qëlluan me armë zjarri.

Arsid Hoxha 22 vjeç edhe Ersild Ishmi 33-vjeç humbën jetën pas një konflikti me Eduard dhe Gëzim Frrokun, pronar të një hoteli. Sipas Sulajt, shkak i konfliktit kanë qenë disa debate të mëparshme.

Deklarata:

“Siç jeni në dijeni jemi lajmëruar se rreth orës 21 të mbrëmjes në qytetin e Velipojës ka ndodhur një konflikt me armë zjarri ku për pasojë janë plagosur e më pas kanë humbur jetën në spital  Arsid Hoxha 22 vjeç edhe Ersild Ishmi 33-vjeç.

Mendohet se shkak I këtij konflikti është një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të hotelit, Eduard dhe Gëzim Frroku, shkak i këtij konflikti ka qenë një debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Policia po punon për dokumentimin e kësaj ngjarje të rëndë dhe  të arrestimit të autorëve të dyshuar si edhe personave të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026