“Tronditje ekonomike e emocionale”- Parashikimi i yjeve në korrik sipas Meri Shehut

4 Korrik 2023 | 10:15

Astrologia Meri Shehu ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” për të na njohur me parashikimin e yjeve për muajin korrik. Ajo ka bërë një parashikim të shkurtër për secilën nga shenjat.

Astrologia tha se na pret një muaj i vështirë sa i takon çështjeve ekonomike dhe çështjeve romantike, Luanët, Demët, Akrepët dhe Ujorët do jenë ata që përballen më shumë me këto vështirësi.

Dashi- Do merren me punën dhe me projekte karriere, do jetë një muaj që nuk do ketë të bëjë fare me pushime, se lekët nuk ia kanë siç duan, kështu që do i futen një pune të shpejtë që do i stresojë e do i mërzisë. Nëse duan të bëjnë karrierë, mund të avancojnë këto dy javë.

Demi- Do jenë përballë tronditjeve ekonomike dhe emocionale. Duhet të kenë kujdes se çfarë shpenzojnë dhe çfarë premtojnë. Do kenë një çorientim në marrëdhëniet familjare.

Binjakët- Do jenë shumë mirë nga gjendja ekonomike, mund të marrin edhe një trashëgimi. Por mundet që familjarë t’ua prishin këtë moment. Binjakët do kenë edhe momente shumë të mira romantike.

Gaforrja- Partneritetin e kanë shumë të rëndësishëm. Do kenë bashkëpunime të rëndësishme. Pas datës 17 mund të fitojnë një betejë shumë të madhe e të vështire.

Luani– Kanë Afërditën në shenjën e tyre. Presin një përballje. Do stabilizohen e do shikojnë mirë gjendjen emocionale në mesin e muajit. Në fundin e muajit do rishikojë vendimet që kanë marrë në jetën personale. Nuk duhet të martohen në gusht se do kenë Afërditën kundër.

Virgjëresha- Planeti i luftës futet në shenjën e tyre. U jep një nerv që nuk do donin ta kishin. Do kenë ritëm të fuqishëm e nervozë. Duhet të kenë kujdes me shëndetin dhe me nervat.

Peshorja- Do ketë shpenzime ekonomike në fillim të muajit. Në fund të muajit do marrin atë që kanë humbur. Kujdes në mesin e muajit, do kenë probleme me shëndetin.

Akrepi- do ketë bashkëpunime të rëndësishme. I favorizon Hëna e plotë në Bricjap. Do merren shumë me karrierën. Mund të kenë fejesa, martesa apo dhe dashuri me shikim të parë.

Shigjetari- Do merren shumë me punën. Duhet të shikojnë me kujdes marrëdhëniet me jashtë. Mund të kenë probleme në familje.

Bricjapi– Hëna u jep gjithë madhështinë e mundshme. Mund të vendosin të bëjnë fëmijë, apo një fejesë të shpejtë.

Peshqit- Do i kenë mirë punët. Do ndihen me fillim të mirë, sa u takon planeve dhe projekteve ka gjëra që u kanë shkarë nga duart. Nuk duhet të merren me të kaluarën.

Ujori- do jetë mirë në çështjet ekonomike. Duhet të tregojë kujdes me impulsivitetin.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024