Truall toke dhe para për secilin, presidenti i Senegalit shpërblen futbollistët pas suksesit
Pak ditë më parë, Senegali triumfoi në Kupën e Afrikës, ku në finale mposhti Marokun. Një sukses ky që nuk u la pa festuar nga futbollistët e kombëtares në fjalë, por dhe nga i gjithë kombi, madje deri te drejtuesit më të lartë të politikës. Ka qenë presidenti i vendit, Bassirou Diomaye Faye që ka vendosur të shpërblejë secilin prej tyre në mënyrë mjaft interesante.
115,000 euro dhe një truall toke prej 1,500 metrash katrorë në zonën e njohur si Petite Côte për secilin nga futbollistët e Senegalit.
Anëtarët e Federatës do të marrin 75,000 euro dhe 1,000 metra katrorë tokë secili, ndërsa zyrtarët e Ministrisë do të ndajnë një bonus total prej 465,000 eurosh, përveç ndarjes së truallit shtesë. Shpërblime të tilla janë mjaft të veçanta në sport, por duket se në kontinentin afrikan diçka e tillë është krejt normale.
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve