“Trump në avantazh”-Ndrenika: Cili është “guri” që republikanët në SHBA kanë në dorë
Gazetari Denion Ndrenika është shprehur se sondazhet e nxjerrin ish-presidentin Donald Trump në avantazh ndaj rivalit të tij, presidentit aktual të SHBA-ve, Joe Biden.
Në një lidhje për “Euronews Albania”, Ndrenika tha se vendimi i gjykatës së Kolorados që ndalon Trump të marrë pjesë në primaret brenda republikanëve, nuk e dëmton ish-presidentin, pasi sipas tij, ky shtet është bastrion i demokratëve.
Ai tha gjithashtu se republikanët kanë një gurë në dorë që mund ta përdorin, që sipas tij lidhet me zëvendës presidenten Kamala Harris, që sipas tij, ka ndikuar në persona që kanë marrë pjesë në raste të tilla.
“Ka qenë Kolorado, trupa gjyqësore e Kolorados ka pezulluar vendimin që Tramp të mos jetë kandidat në primare. Por Kolorado nga pikpamja zgjedhore nuk përbën asnjë lloj problem, pasi është një bastion i demokratëve. Çfarëdo gjëje që të ndodhë atje fitojnë gjithmonë demokratët. Gjykata Supreme ka 9 anëtarë, 3 prej të cilëve të emëruar nga Trump.
Ajo që ju thatë është e vertetë që nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, të falë veten. Kushtetuta amerikane nuk është se e pengon një kandidat që të jetë qoftë edhe në burg për të kërkuar Shtëpinë e Bardhë. Është kapur pika 3 e amendamentit të 14 që bëhet fjalë për kryengritjen, pra që kundërshton jo me mjete demokratike një process.
Për republikanët ka një gurë në dorë që ta përdorin ndaj zëvendës presidentes Kamala Harris për çështje të ngjashme që pretendohet se ajo ka ndikuar në persona që kanë marrë pjesë në raste të tilla. Mirëpo nuk është një kohë e tillë pasi 5 marsi që janë edhe primaret në Kolorado, nuk mund të ndryshojë diçka. Sondazhet e nxjerrin Trump shumë pikë para Biden”, tha Ndrenika.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage