Trump për administratën e Biden: Këta njerëz po e drejtojnë vendin si Gestapo

5 Maj 2024 | 11:32

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e krahasoi administratën e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden me Gestapon, policinë famëkeqe sekrete të Gjermanisë naziste, raportoi sot NBC News.

“Këta njerëz drejtojnë administratën (SHBA) si një Gestapo. Kjo është e vetmja gjë që ata dinë dhe mendojnë se vetëm kështu do të fitojnë”, tha Trump.

Trump ka komentuar edhe procesin penal që po zhvillohet ndaj tij, duke vlerësuar se ekipi i Bidenit beson se vetëm kështu mund të fitojnë dhe ta çojnë Bidenin drejt fitores elektorale.

Më parë, Trump ka deklaruar vazhdimisht se padia kundër tij është “ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme”.

Një gjykatë e Nju Jorkut po dëgjon një çështje kundër Trump mbi 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me ryshfetin e dy grave, njëra prej të cilave është ish-ylli i pornos Stormy Daniels, të cilin ai dyshohet se e kishte paguar për të mbajtur të heshtur për lidhjen e tyre të dyshuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026