Trump pezullon përkohësisht operacionin në Ngushticën e Hormuzit, pret marrëveshje me Iranin

6 Maj 2026 | 07:45

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të operacionit “Projekti Liri”, që synonte shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se vendimi erdhi edhe pas kërkesës së Pakistanit dhe vendeve të tjera ndërmjetësuese.

Sipas tij, operacioni do të qëndrojë i pezulluar përkohësisht për t’i hapur rrugë negociatave, ndërsa bllokada ndaj porteve iraniane do të vazhdojë.

“Bazuar në kërkesën e Pakistanit dhe vendeve të tjera, bazuar në suksesin e jashtëzakonshëm ushtarak që kemi pasur gjatë fushatës kundër Iranit dhe, përveç kësaj, faktin se është bërë një përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit, ne kemi rënë dakord reciprokisht që, ndërsa bllokada do të mbetet në fuqi dhe efekt të plotë, Projekti Liri (lëvizja e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit) do të ndalet për një periudhë të shkurtër kohore për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet apo jo”, thotë Trump.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se ofensiva fillestare SHBA-Izrael ndaj Iranit, operacioni “Epic Fury”, ka përfunduar pasi ka arritur objektivat e saj, duke shtuar se Uashingtoni preferon një zgjidhje diplomatike.

Zhvillimet vijnë në një klimë të tensionuar në rajon, ku incidentet në Ngushticën e Hormuzit kanë shtuar pasigurinë për transportin global të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi...
09:57 | 11/07/2026

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026