Trupat ruse nuk po tërhiqen, po ripozicionohen, thotë Stoltenberg
Trupat ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen përpos deklaratave të dhëna së fundmi mbi reduktimin e operacioneve ushtarake përreth Kievit dhe në veri të Ukrainës.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara mediave ditën e enjte.
Gjatë bisedimeve dypalëshe të mbajtura në Turqi, Rusia premtoi tërheqjen e trupave pranë Kievit dhe Çernihivit në mënyrë që të ‘rriste besimin e ndërsjellë dhe të krijonte kushte për vazhdimësinë e negociatave’.
Megjithatë, deklarata u pa me mëdyshje nga presidenti Volodimir Zelenski dhe shtetet e Perëndimit.
Stoltenberg tha se Rusia ‘ka gënjyer vazhdimisht për qëllimet e veta’ dhe duhet të gjykohet vetëm për ato që ka bërë, e jo për zotimet e krerëve të saj.
“Sipas shërbimeve tona të inteligjencës, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupojë, përforcojë dhe të sjellë furnizime të reja ushtarake për ofensivën në rajonin e Donbasit”, shtoi ai.
Po ashtu, ai paralajmëroi se ‘priten sulme të tjera që do shkaktojnë akoma më shumë vuajtje’.
Sipas Pentagonit, disa njësi ushtarake janë vendosur në veri, ku disa prej tyre kanë kaluar kufirin për në Bjellorusi, ku mund të jenë duke u furnizuar me armë për t’u rikthyer sërish në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër