Tryeza e Atlantic Council, Rama nga Uashingtoni: Pati një interes të lartë për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka marrë pjesë në tryezën e Atlantic Council në Uashington. Rama ka ndarë detaje nga kjo tryezë teksa theksoi se gjatë bisedimeve pati interes të lartë për Shqipërinë.
“Uashington, Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
Nga pamjet e postuara nga takimi, Rama ishte i shoqëruar nga ministri Ervin Demo. Rama të enjten mori pjesë në mbledhjen inaguruese të Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.
Rama gjatë fjalës së tij u zotua se Shqipëria është gati të kontribuojë me trupat e veta për sigurinë në Gaza. Ai iu bëri thirrjeve të gjitha vendeve që të japin kontributin e tyre për rindërtimin e Gazës, nëse jo me para me infrastrukturë, për fëmijët e Gazës.
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri