Turi i Kryeministrit me studentët “BE-ja dhe ti”, Ministri i Jashtëm: Kemi një projekt që duhet ta kthejmë në rezultat

2 Prill 2026 | 08:18

Mëngjesin e kësaj të enjteje, Kryeministri Edi Rama ka lançuar nisjen e turit “BE-ja dhe ti” me studentët, ku sipas prezantimit do të ketë një ballafaqim me të rinjtë për projektin e integrimit.

Në nisje të prezantimit ka folur në hapjen e turit Ministri i Jashtëm, Ferid Hoxha, i cili ka thënë se ky është një projekt që, sipas tij, do të kthehet në rezultat.

“Nuk duam të flasim për ju, duam të flasim me ju, duam t’ju dëgjojmë, të shikojmë si e perceptoni procesin sepse jemi bashkë. Këto takime do të mundohemi t’i bëjmë në formë të tillë për të parë sa shihet, sa preket, sepse integrimi në BE është proces për ta ribërë vetveten. Na takon të gjithëve të jemi të përfshirë sepse na prek të gjithëve. Dikur ishte ëndërr. Sot e kemi bërë projekt dhe duam ta kthejmë në rezultat. Nuk ka ndalesë, nuk ka pushim, nuk ka pauzë dhe duhet ta çojmë në destinacion. Ju jeni brezi që do ta shijojë BE-në. Do të jeni përfituesit dhe duhet të jeni edhe kontribuesit. Hyrja në BE është një mendësi dhe mendësia duhet ndryshuar sepse është një sistem vlerash që fillon te secili prej nesh”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026

“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë

Briseida Çakërri deputete e PS-së së Vlorës ka folur këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania lidhur me protestën në ditën...
22:15 | 04/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026