Turistët e pranverës/ Rriten vizitorët në kalanë e Gjirokastrës, dominojnë të huajt

26 Mars 2024 | 17:00

Në këtë fillim pranvere Kalaja e Gjirokastrës po vizitohet nga një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj.

Prej fillimit të vitit kështjella e Argjiros është vizituar nga rreth 10 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë regjistruar gjatë fundjavave.

Turistët shprehen se imazhi i parë që i tërheq kur mbërrijnë në Gjirokastër është kalaja me historinë dhe arkitekturën e veçantë.

“Unë jam nga Gjermania dhe për mendimin tim është qytet shumë i këndshëm është diçka e bukur të vizitosh këtë qytet të vjetër,  i rrethuar nga malet,çdo gjë këtu është e bukur”.

“Unë jam nga Australia dhe mendoj së Shqipëria është vend i këndshëm, për mua është hera e parë këtu, gjithashtu kështjella është shumë e bukur, kam parë shumë kështjella por kjo është e veçantë”.

“Unë jam nga Islanda, dhe së bashku me miqtë po eksplorojmë vendin tuaj, kam mendim shumë të mirë për Shqipërinë dhe njerëzit këtu, dhe kjo kështjellë është shumë e bukur, është e madhe dhe ka mjaft mjedise për tu eksploruar”.

“Ne po udhëtojmë për tu kthyer në shtëpi në Tiranë ku jetojmë prej disa kohësh, mund të them se Gjirokastra është shumë e bukur, në qytet i veçantë historik, merr kënaqësi duke vizituar këtë kështjellë të bukur dhe historike” .

“Ne jemi një grup nxënësish të ardhur nga Fieri, pamja është piktoreske, jemi kënaqur shumë dhe mezi presim të vijmë sërish edhe herët e tjera”

“Po është hera e parë që vijmë në Gjirokastër, është eksperiencë fantastike, nuk mund të përshkruhet me fjalë sepse pamja, dielli”.

“Edhe për mua është një pamje shumë të bukur dhe po na pëlqen shumë”.

“Po është hera e parë”.

Në nisje të sezonit turistik  Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër  ka ndërhyrë për ripërtëritjen e sinjalistikës orientuese për vizitorët në kala, pastrimin e saj nga bimësia, duke krijuar kushtet e duhura për turistët. Përgjatë vitit 2023 kalaja e Gjirokastrës regjistroi rreth 218 mijë turistë duke qenë monumenti më i vizituar në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026

Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek...
17:42 | 01/07/2026