“Turistët në Vlorë nuk shpenzojnë”, agjencitë: Shumë vizitorë me buxhet të kufizuar
Në Vlorë, zhvillimi i turizmit po përjeton sfida të reja. Agjencitë turistike dhe operatorët, shprehin shqetësimin e tyre për turistët që vijnë, por nuk shpenzojnë në nivelin që pritet. Mikel Zinxhiria, në një prej agjencive në qytet thekson se shumë vizitorë kanë një buxhet të kufizuar dhe preferojnë opsione më të lira për akomodim dhe shërbime.
“Shikojmë të huaj që vijnë e ikin po më shumë shikojmë këta me çanta në duar, ai nuk është turist që do vij të blejë atë shërbimin luksoz që shesim ne, po janë jugu I Italisë, ku përcillet më shpejtë informacioni janë turistët me atë nivelin e buxhetit të ulët, nuk po ecim në ritmin e duhur, duhet të kemi një numër ndoshta më të vogël të turistëve por të kemi turist pak më elitarë”, thotë Zinxhria.
Agjencitë turistike në qytet, vazhdojnë veprimtarinë e tyre nën frikën se një turist që vjen një herë në Vlorë nuk kthehet më.
“Rritja e çmimeve është për t’u ndarë në fakt me kategori të ndryshme, në një pjesë të mirë nuk është e drejtë, restorantet edhe njësitë e shërbimit të shitjeve me pakicë kanë një çmim më të lartë se sa realisht duhet të kishin, në qytetin e Vlorës diskutojmë që një restorant normal një pjatë me makarona kushton 13 euro, 18 kushton në mes të Milanos, nuk kemi një ofertë që këtu të joshim”, shprehet ai.
Zinxhiria gjithashtu vë në dukje se shpërndarja e papërshtatshme e turizmit, vetëm në zonën e kordonit bregdetar 2-kilometërsh, ku dominon prania e pallateve mbi hotele, po bën që përvoja e turistit të jetë më pak atraktive dhe më pak komode, ndërkohë që njësitë akomoduese dhe njësitë e shërbimit mund të shpërndahen në të gjithë qytetin.
Për të rritur atraktivitetin e Vlorës si destinacion turistik, është e nevojshme të rishikohen dhe optimizohen çmimet dhe shërbimet për të siguruar një ofertë më konkurruese dhe më të pranueshme për vizitorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng