Turistët zgjedhin historinë, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane
Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit përmes programit EU4Culture, ajo është kthyer në një qendër interpretimi me teknologji 3D.
Nga janari deri në qershor, kulla ka pritur rreth 6,500 vizitorë.
I themeluar rreth vitit 627 para erës sonë, Durrësi, dikur i njohur si Epidamni, është një nga qytetet më të vjetra të Mesdheut. Trashëgimia e pasur historike nga antikiteti, Mesjeta deri te periudhat më moderne është kthyer në një pasuri për turizmin kulturor të qëndrueshëm.
“Ne kemi pasur një numër të lartë vizitorësh të cilët kanë ardhur, kanë vizituar, dominojnë vizitorë të huaj, ata të cilët vijnë dhe e shikojnë kullën. Janë po të njëjtat shifra, vjet kemi pasur më shumë sepse ishte hapja e Kullës Veneciane, dhe kishte një bum vizitorësh edhe vendas. Kemi turistët që shfaqin më shumë interes nga Anglia, Amerika, Franca dhe vizitorë të Europës Perëndimore”, thotë Ina Ajazi, specialiste e qendrës muzeore.
Përveç historisë, Durrësi ofron edhe plazhe ranore e shkëmbore, si dhe kulinari të pasur. Por mbi të gjitha, një udhëtim që nis në lashtësi dhe mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit