Turqia hap urën rekord midis Evropës dhe Azisë

19 Mars 2022 | 10:39

Presidenti turk Erdogan hapi një urë në ngushticën e Dardaneleve të Turqisë të premten.

Bëhet fjalë për projektin e fundit nga një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai i ka dhënë prioritet gjatë dy dekadave të tij në pushtet.

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, Ura e Çanakalasë e vitit 1915 u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë euro (2.8 miliardë dollarë).

Mega projekte të tilla kanë qenë thelbësore për arritjet e Erdoganit që kur Partia e tij AK erdhi për herë të parë në pushtet në 2002, duke përfshirë një aeroport të ri të Stambollit, tunele hekurudhore dhe rrugore nën ngushticën e Bosforit të Stambollit dhe një urë mbi të.

“Këto vepra do të vazhdojnë të ofrojnë fitim për shtetin për shumë vite,” tha Erdogan.

“Këto projekte kanë një peshë të madhe për ta çuar vendin tonë përpara në investime, fuqi punëtore dhe eksporte”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së

Irlanda mori Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së të mërkurën, duke filluar një mandat gjashtëmujor të përqendruar në siguri, konkurrencë dhe vlera demokratike, sipas...
11:54 | 01/07/2026

Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë

Irani është një në mesin e tre shteteve që po spiunojnë aktivistët opozitarë që jetojnë në Gjermani dhe po përpiqen të depërtojnë në institucionet shtetërore,...
10:53 | 01/07/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026